Uji
Impiante për trajtimin e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura për aplikime publike dhe industriale.
Na dërgoni parametrat e projektit
Uji
Impiante për trajtimin e ujit
GANT zhvillon zgjidhje për realizimin e impianteve të trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura. Në varësi të projektit, procesi përfshin analizimin e nevojës, përzgjedhjen e teknologjisë dhe koordinimin e furnizimit e të realizimit me partnerë të specializuar.
- Impiante për trajtimin e ujit të pijshëm
- Impiante për trajtimin e ujërave të ndotura
- Zgjidhje për përdorime publike, tregtare dhe industriale
- Integrim i pajisjeve dhe teknologjive të trajtimit
- Mbështetje për zgjidhje të përshtatura me kapacitetin dhe cilësinë e ujit

Si zbatohet në praktikë
Trajtimi i ujit të pijshëm
Burimi, cilësia fillestare e ujit dhe konsumi i parashikuar janë të dhënat kryesore për të vlerësuar çfarë trajtimi dhe kapaciteti nevojitet.
Trajtimi i ujërave të ndotura
Për ujërat e ndotura, duhen kuptuar prurja, ndryshimet gjatë ditës ose sezonit dhe kërkesat për shkarkim ose ripërdorim. Këto ndikojnë në përzgjedhjen e teknologjisë.
Integrim në objekte ekzistuese
Kur shtohen pajisje në një objekt ekzistues, planimetria dhe të dhënat e instalimeve ndihmojnë të përcaktohen lidhjet, hapësira dhe aksesi i nevojshëm.
Planifikimi i mirëmbajtjes
Vendosja e pajisjeve duhet të lërë hapësirë për kontrollin e pompave, pastrimin e filtrave dhe zëvendësimin e pjesëve. Këto kërkesa ndikojnë në planimetrinë e impiantit dhe në aksesin për ekipin teknik.
Uji
Na dërgoni parametrat e projektit
Për të shqyrtuar kërkesën, na ndihmojnë këto të dhëna.
- Burimi ose lloji i ujit dhe përdorimi i synuar
- Prurja ose kapaciteti i parashikuar
- Analiza e ujit dhe planimetria, nëse i keni
